Sulmi i 7 tetorit, “hap i domosdoshëm” sipas Hamasit

0
Shpërndaje lajmin

Hamasi ka deklaruar se sulmi i 7 tetorit, ishte një “hap i domosdoshëm” për të “përballuar të gjitha komplotet izraelite kundër popullit palestinez”.
Grupi ka publikuar raportin prej 16 faqesh mbi sulmet se “disa gabime ndodhën … për shkak të rënies së shpejtë të sistemit të sigurisë dhe ushtrisë izraelite, dhe kaosit të shkaktuar përgjatë zonave kufitare me Gazën”, transmeton albinfo.ch.
Ky dokument është raporti i parë publik i Hamasit i lëshuar në anglisht dhe arabisht që justifikonte sulmet, ku sipas shifrave të publikuara thuhet se u vranë rreth 1200 njerëz, raporton The Guardian.
Sipas deklaratës, Hamasi kërkoi “ndalimin e menjëhershëm të agresionit izraelit në Gaza, krimet dhe spastrimin etnik të kryer kundër të gjithë popullatës së Gazës”.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *