Sulmi i Iranit, Gashi: Priten veprime të tjera, opozita të mos e përdorë politikisht
Ish-këshilltari Rajonal në institucionin e Presidentit të Shqipërisë, Flamur Gashi, ka vlerësuar veprimet e qeverisë për sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë.
I ftuar në emisionin “Ballkan” me Linda Karadakun, Gashi theksoi se mund të priten edhe veptime të tjera. Ai shtoi se nuk i kanë lënë shije të mirë reagimet e opozitës për këtë situatë, ndërsa këshilloi që të mos përdoret për interesa politike të momentit.
“Nuk është sulmuar Shqipëria, por një vend anëtar i NATO-s. Mund të priten veprime të tjera. Unë po shosh një tendencë për tu keqpërdorur. Nuk duhet të bie në grackë për interesave të momentin për politikë të brendshme. Edhe opozita dhe qytetarët duhet të përkrahin këtë veprim të qeverisë”, tha Gashi. /