Sulmi “identik” me Partizanin, por mbrojtja lë në “baltë” Dinamon

0
Shpërndaje lajmin

Dinamo dhe Partizani do të duelojnë “kokë më kokë” për 3 pikët e javës së 23-të të Superiores. Dinamovitët dhe demat do të vihen përballë njëri –tjetrin në derbin e 3-të të sezonit, ndërsa kanë të detyrueshëm vetmë rezultatin pozitiv.
9 pikë i ndajnë dy ekipet mes tyre në tabelën e klasifikimit. Të kuqtë mbajnë vendin e dytë me 47 pikë, ndërsa “Blutë” ndodhen të 5-tët në klasifikim me 38 pikë. Pavarësisht diferencave në klasifikim të dyja skuadrat ia kanë dalë të shënojnë numër të njëjtë golash.
Reparti i sulmit është “identic” pasi në 22 javë ia kanë dalë të shënojnë 29 gola. Por dinamovitët i lë në “baltë” mbrojtja e cila ka pësuar më shumë se e demave.
30 herë Dinamo e ka nxjerrë topin nga rrjeta, kundrejt 20 të Partizanit. Dueli i së shtunës mes tyre do të jetë mjaft i luftuar, pasi “djemtë” e Dritan Mehmetit do të synojnë fitoren e 3-të rresht në kampionat për të shpresuar deri në fund për një vend në “Final – Four”, nga ana tjetër të kuqtë kërkojnë rikthimin te fitorja, e cila iu mungon prej dy ndeshjesh. /newsport.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *