Sulmi mbi Urën e Krimesë, Rusia kërcënon me hakmarrje. Momenti kur tymi mbulon zonën

0
Shpërndaje lajmin

Ministria e Jashtme e Rusisë kritikoi ashpër Ukrainën për atë që e cilësoi si një “sulm terrorist” në Urën e Krimesë
Përmes një mesazhi të zëdhëneses së ministrisë së Jashtme Maria Zakharova në aplikacionin e mesazheve Telegram, Kremlini thotë se ëdënon ashpër këto sulme barbare të cilat nuk do të mbeten pa përgjigje.
“Nuk mund të ketë asnjë justifikim për veprime të tilla barbare dhe ato nuk do të mbeten pa përgjigje”, tha zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova.
Më herët, ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj kishin penguar një sulm me raketa ukrainase në urën 12 milje (19 km), e cila lidh Krimenë e aneksuar nga Rusia, përmes ngushticës së Kerçit.
Ministria tha se forcat ruse kishin rrëzuar gjithashtu një numër dronësh ukrainas që synonin gadishullin.
Edhe në disa pamje të publikuara në rrjete sociale shihen shtullunga të mëdha tymi mbi Urën e Krimesë këtë të shtunë.

Smoke is visible in multiple places on the Kerch Bridge. I thought this was an exercise but multiple explosions were reported and some black some is coming from the bridge. https://t.co/rLGxlJrIyM pic.twitter.com/qzTAxUFeBn
— Benjamin Pittet (@COUPSURE) August 12, 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *