Sulmi me bomba në shkollën e vajzave në Afganistan, shkon në 85 numri i viktimave

Shpërndaje lajmin

Numri i të vdekurve pas sulmit me bomba në një shkollë vajzash në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, ka shkuar në 85, ndërsa të plagsour kanë mbetur 147 njerëz.

Një bombë shpërtheu para shkollës Sayed Al-Shuhada, më pas dy bomba të tjera shpërthyen kur nëxënësit dolën jashtë nga paniku.

Zona është shtëpia e një komuniteti të madh Shiitësh nga pakica etnike Hazara, i cili ka qenë shënjestër në të kaluarën nga Shteti Islamik, një grup militanti Sunni. Nga ana tjetër, alibanët kanë mohuar të jenë ata pas sulmit, përcjell albeu.com.

Zyrtarët thanë se shumica e të vrarëve ishin nxënëse vajza.

Papa Françesku e quajti sulmin një “akt çnjerëzor” gjatë një pelegrinazhi në Sheshin e Shën Pjetrit në Qytetin e Vatikanit, të dielën.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, gjithashtu dënoi sulmin dhe shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe për qeverinë dhe popullin Afgan.

Familjet e viktimave fajësuan qeverinë dhe fuqitë perëndimore për dështimin për t’i dhënë fund dhunës dhe luftës./albeu.com


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *