Sulmi ndaj njësisë special në Kosovë, Kurti: Njerëz të armatosur dhe makina pa targa rreth Manastirit
Kryeministri Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka dhënë detaje në lidhje me sulmin e ndodhur në Kosovë këtë të dielë, ku si pasojë ka humbur jetën një polic dhe janë plagosur dy të tjerë.
Kurti në konferencën e tij për mediat është shprehur se rreth Manastirit në Zverçan nga kamerat e sigurisë janë parë automjete pa targa dhe persona të armatosur që nuk janë pjesë e Kosovës.
“Nuk bëhet fjalë as për civilë të armatosur as për qytetarë të zakonshëm po bëhet fjalë për një formacion me pjestarë që janë profesionist ushtarak ose policor në Zveçan rrotull Manastirit të kishës atje. Siç mund të shihen nga –pamjet e kamerave automjetet janë pa targa dhe nuk janë të serbëve lokalë dhe as të qytetarëve të Kosovës, nga pamjet shihen kamionë që kanë bllokuar rrugën dhe një person me një armë në krahë që nuk është tipik për policinë. Shihen njerëz me pajisje ushtarake me maska rrotull manastirit në Banka të Zveçanit, organe tona të sigurisë dhe prokuroria do të vijojnë me hetimet në lidhje me këto forca. Përveç makinave aty ka edhe një autoblind që nuk është i policisë së Kosovës.
Është e qartë që këto persona që janë të paktën 30 vetë paraqesin një formacion të organizuar që duket se ka ardhur të luftojë në Kosovë por unë ju vbëjnë thirrje që tu dorëzohen organeve të drejtësisë. Kosova është vend demokratik dhe u përket të gjithëve pa dallim etnie dhe cënime të tilla janë të patolejueshme”, ka thënë ai.
vijon…