Shpërndaje lajmin

Me kalimin e orëve rritet dhimbja nga numri i të vdekurve nga sulmi ma raketa në Rripin e Gazës. Qeveria izraelite ka konfirmuar se numri i izraelitëve të vrarë deri tani ka shkuar në 40, ndërsa të plagosur janë mbi 750 persona.
“Më shumë se 750 izraelitë janë plagosur”,  thanë autoritetet, raportojnë mediat e huaja. Numri i viktimave dhe i të plagosurve me gjasë mund të rritet, pasi vijojnë përplasjet mes Izraelit dhe Palestinës.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu iu drejtua kombit me një video të platformën “X”, duke thënë se vendi është në luftë dhe se armiku do të paguajë çmim të shtrenjtë për sulmin me raketa.
“Armiku ynë do të paguajë një lloj çmimi që nuk e ka ditur kurrë”, tha Netanyahu në një deklaratë. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *