Shpërndaje lajmin

Një autobus me qytetarë nga Kosova është sulmuar me gurë mbrëmjen e së shtunës në  territorin e Serbisë.
Gjatë kohës që autobusi udhëtonte në afërsi të qytetit të Nishanit, ndaj tij janë hedhur gurë dhe sende të forta.
Në mjet udhëtonin më shumë se 40 persona, të gjithë qytetarë nga Kosova që ishin nisur nga Peja drejt Gjermanisë.
Sipas kompanisë që kryen transportin e udhëtarëve nuk ka pasur të lënduar nga sulmi, pro vetëm dëmtime të mjetit.
Gurët dhe sendet e forta janë hedhur në xhamin e parë të autobusit. Shpejtësia e mjetit ka qenë e vogël dhe kjo ka ndihmuar shoferin që të devijojë rrugën pa sjellë pasoja serioze.
Drejtuesit e kompanisë kanë denoncuar në policinë serbe incidentin e rëndë që mund të sillte pasoja fatal. Deri më sot ende nuk ka një reagim nga policia serbe lidhur me shkaqet e sulmit dhe as nëse ka pasur presona të ndaluar.
Goditjet ndaj makinave dhe mjeteve me simbole apo emra të qyteteve të Kosovës që udhëtojnë në territorin e Serbisë janë shtuar vitet e fundit.
Në të njëjtën rrugë u sulmua në muajin tetor një tjetër autobus duke shkaktuar edhe lëndime të lehta të disa pasagjerëve.
LEXONI GJITHASHTU: 

Brezovica pa borë, bizneset e konsiderojnë sezonin e dështuar, rezervimet të ulëta
Tokat ndahen me marrëveshje, në Kukës ofrohet zgjidhje për 140 familje
“Kurti do të dorëhiqet”, analisti jep detaje nga plani për zgjedhje të parakohshme

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *