January 24, 2022

Sulmohet me bomba molotov konsullata turke në Selanik (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Konsullata turke në Selanik është sulmuar në bomba molotov gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugën Agiou Dimitriou.

Sulmi ka ardhur nga rreth 50 persona të cilët ishin të mirëorganizuar në veprimet e tyre.

Grupi prej rreth 50 personash pas sulmit u zhvendos në Ag. Dimitriou dhe përfundoi para ambienteve të AUTH-së. Policia ka përdorur kimikate për të zmbrapsur njerëzit nga rruga. Një person ka marrë dëmtime të lehta në kokë, për të cilat po trajtohet në spitalin ‘Hipokrati’.

Ngjarja ka shkaktuar dëme në disa makina, ndërsa rruga Egnatia nga lartësia e Shatërvanit deri në Kamarë është dashur të mbyllet. Pak pas orës 03:00 sulmet u ndalën dhe forcat zjarrëfikëse shkuan në vendin e ngjarjes për të pastruar atë çka kishte mbetur. Forca të shumta policie tashmë kanë rrethuar zonën./ /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *