Sulmohet me raketa Kabuli, të paktën tetë viktima

Share

Mediat lokale raportojnë se disa raketa kanë goditur një mori pjesë të kryeqytetit afgan, me të paktën tetë viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Agjencia e lajmeve AFP tha që shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në pjesë e banuara në Kabul, përfshirë edhe zonat që janë të fortifikuara në Zonën e Gjelbër ku janë dhjetëra organizata ndërkombëtare, transmeton portali arbresh.info

Sipas DPA, e cila citoi ministrinë afgane të shëndetësisë, të paktën tetë civilë u vranë pasi 14 mortaja me raketa u ulën në pjesë të ndryshme të Kabulit. Edhe 21 të tjerë u plagosën.

“Terroristët qëlluan 23 raketa në qytetin e Kabul. Bazuar në informacionin fillestar, tetë persona u martirizuan dhe 31 të tjerë u plagosën,” tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme Tariq Arian, i cili fajësoi talibanët për sulmin.

Sipas Tolo News, një kanal lokal i lajmeve, talibanët mohuan përfshirjen në sulm. Si talebanët ashtu edhe grupet militante “Shteti Islamik” (IS) vazhdojnë të kryejnë sulme në të gjithë vendin. “Sulmi me raketa në qytetin e Kabulit nuk ka asnjë lidhje me muxhahedinët e Emirateve Islamike,” tha zëdhënësi i talibanëve Zabihullah Mujahid, duke përdorur emrin e kryengritësve për Afganistanin.

“Ne nuk hapim zjarr verbërisht në vendet publike.”

Në gjashtë muajt e kaluar, talibanët kryen 53 sulme vetëvrasëse dhe 1,250 shpërthime që lanë 1,210 civilë të vdekur dhe 2,500 të plagosur, tha Arian këtë javë./arbresh.info/

The post Sulmohet me raketa Kabuli, të paktën tetë viktima appeared first on Arbresh.info.


Share

Komente