Sulmuesi shqiptar mbylli sezonin para kohe, Myrto Uzuni i jep kurajo: Kokën lart vëlla

Share

Indrit Tuci pësoi një lëndim të rëndë në ligamentet e gjurit duke mbyllur sezonin me Lokomotivën e Zagrebit. Shkalla e dëmtimit është e rëndë, aqsa djaloshi kuqezi nuk do mundë të shmangë dot një operacion.

Në lidhje me lëndimin e Tucit, ka reaguar edhe Myrto Uzuni. Beratasi e ka pasur bashkëlojtar Tucin te Lokomotiva, ndërsa në rrjetet sociale mbështet sulmuesin. “Kokën lart. Kthehu më i fortë vëlla i vogël”, shkruan Uzuni në rrjetet sociale.

uzuni


Share

Komente