Super golat, Berlini dhe fryma e ekipit: Jasir Asani zbulon “sekretet” e Kombëtares

0
Shpërndaje lajmin

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Jasir Asani në një intervistë në Vizion Plus, ka folur lidhur me emocionin që po përjeton në këto momente historike dhe objektivat e tij në të ardhmen.
Pjesë e rëndësishme e Kombëtares, si po e përjetoni këtë moment tejet pozitiv?
“Nuk e di, jam më i lumturi në botë, sepse pas shumë viteve që e kam prit Kombëtarën, është një kënaqësi shumë e madhe për mua dhe familjes time. Ka qenë një dëshirë e imja që në fëmijëri të jem pjesë e Kombëtares, sidomos me këtë sukses që po bëjmë tani, që çdo ndeshje po e marrim me fitore, çdo ndeshje po e marrim siç duhet. Jam më i lumturi në botë me thënë të drejtën, por duhet të vazhdojmë akoma”, tha ai.
Sa ka ndryshuar karriera juaj pas këtyre golave decizivë?
“Normal se çdo futbollist kur luan me Kombëtaren, golat ndryshojnë çdo gjë e ka shumë interesime nga klubet e tjera edhe është një gjë e mirë, sepse edhe këtu tek ekipi kam bërë mirë edhe me Kombëtaren kam bërë mirë, pavarësisht se duhet edhe dy ndeshjet e fundit të japim maksimumin që të arrijmë me fitore e të kualifikohemi. Pastaj çdo gjë do jetë më e mira, vetëm të kualifikohemi njëherë, pastaj çdo gjë do jetë më e mira”, nënvizon ai.
Goditjet jashtë zona kanë qenë karakteristikë e vjetër e juaj, i bëni të qëllimshme apo në varësi të lojës?
“Me thënë të drejtën unë gjithmonë edhe këtu në stërvitje, pasi mbarojmë stërvitje, ndalem dhe bëj 35-40 minuta vetëm gjuajtje nga 25 metër, që të përmirësohem akoma më shumë. Jam mirë, por duhet akoma me shumë me përmirësuar, që çdo gjuajtje të jetë siç duhet”, thekson ai.
A ka pasur oferta gjatë kësaj periudhe?
“Ka pas shumë interesime me thënë të drejtën, menaxheri po lëviz në bisedime me shumë klube që e kanë thirrur në kontakt, por ka pasur, po tani për tani jam fokusuar më shumë tek ekipi, ia kam lënë në dorë menaxherit që të bisedojë me çdokënd që e ka thirrur në kontakt edhe do e shohim mbas këtij muaji çfarë do të bëhet”, tha ai duke nënvizuar se edhe ai si çdo lojtar dëshiron të luajë në ndonjë ekip të madh në Europë.
Ku do iu gjej janari?
“Edhe Gjermania e Anglia kanë shprehur interes, por gjithsesi do ia lejmë në dorë menaxherit që të vendosë dhe të shohim si do të shkojmë gjërat, sepse është akoma herët për të fol për diçka konkrete, por gjithsesi ka interesim shumë”, nënvizon ai.
Cili është çelësi i suksesit të kësaj Kombëtareje?
“Unë mendoj se çelësi i suksesit është grupi edhe presidenti ka parë shume mirë të gjithë lojtarët edhe stafi nga dita e parë që erdhi Sylvinho me stafin kanë parë çdo futbollist dhe unë jam falenderues shumë i madh ndaj stafit ndaj presidentit, pasi pas shumë vitesh që e kam pritur Kombëtaren, ëndrra ime u bë realitet”, nënvizoi ai duke shtuar se është bashkëpunimi në grup që prodhon këto rezultate për Kombëtaren.
A është ky grup lojtarësh që thjesht do të marrë pjesë në Europian apo mund të kërkojë më shumë se kaq duke qenë aty?
“Normal tani për tani është vonë për të folur për Europianin”, tha ai. “Çdo futbollist që është pjesë e Kombëtares mendon vetëm që të futem atje, t’i marrim këto dy ndeshje një nga një ndeshjen e radhës me Moldavinë e pastaj me Ishujt Faroe. Le t’i fitojmë këto ndeshje e më pas do të japim krejt shpirtin edhe andej që normal të shkojmë më lartë sepse kemi një grup shumë të fortë. Unë besoj se do të kemi sukses edhe në Europian”, shtoi ai.
Si janë raportet tuaja në këto momente me trajnerin Sylvihno?
“Janë si çdo futbollist tjetër, janë raportet më të mirë. Unë e kam thënë se mos të kishte qenë Sylvihno, ndoshta s’do të kisha qenë pjesë e Kombëtares. Qëkur ka ardhur Sylvihno që ditën e parë më ka pëlqyer si futbollist edhe hera e parë që si njeri, është një njeri shumë i veçantë që me të vërtetë do vetëm fitore, do të japë maksimumin edhe në stërvitje edhe në ndeshje, që t’ia arrin që çdo lojtar të arrijë formën e tij më të mirë, që t’ia arrijmë të japin maksimumin, që të arrijmë qëllimet tona që kemi si Kombëtare”, tha ai. “Besoj se Sylvihno është ndër njerëzit më të mirë që e kam takuar në jetën time”, shtoi ai.
Kujt ia dedikoni suksesin?
“Suksesin normal edhe familjes ia dedikoj suksesin sepse ka bërë gjithçka për mua, por normal edhe gjithë tifozëve anë e mbanë botës. Suksesi është që të japim gjithçka në fushë, të bëjmë krenarë tifozët, t’i lumturojmë si çdo tifoz është më i lumtur në botë tani sepse jemi në vendin e parë e po kualifikohemi. Unë mendoj se suksesi është i të gjithëve, duhet ta ndajmë”, tha ai.
Në këto momente tifozët tuaj personal janë shtuar shumë, a keni një mesazh për ta?
“Unë jam i lumtur, sepse t’i kesh tifozët më të mirë në botë, tifozët kuqezi, ndër më të mirët janë në botë për mua, sepse e meritojnë që në të shkojmë në Europian, që të lumturohen të gjithë tifozët”, tha ai duke shtuar se edhe në Europian do të japin maksimumin për të lumturuar tifozët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *