Super lajmi nga DASH për Ardian Dvoranin, vjen reagimi i parë nga kryeministri Rama

Share

Departamenti Amerikan i Shtetit, i ka cilësuar ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin, mes 12 kampionëve në luftën ndaj korrupsionit. Pas këtij vlerësimi, ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

“Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin, është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën!

Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron.” – shkruan Rama në Twitter.

kll


Share

Komente