Superiorja në mesjavë/ Ja oraret e sfidave të javës së 4-t

Share

Java e 4-t e Kategorisë Superiore do të luhet ditën e mërkurë, ku janë planifikuar të zhvillohen të gjitha ndeshjet.

Kukësi do të ketë një tjetër përballje të vështirë, teksa pas Tiranës, Partizanit dhe Teutës, tashmë skuadra e Gegës do të përballet me Laçin.

Provë forcë për Vllazninë, që luan në Durrës ndaj Teutës, në një përballje që pritet me shumë interes. Ndeshje të lehtë në letër ka Partizani, që luan në transfertë ndaj Apolonisë, ndërsa Tirana sfidon Bylisin. Skënderbeu që ditën e sotme gjeti fitoren e parë në kampionat, të mërkurën luan në shtëpi ndaj Kastriotit.

Të gjitha ndeshjet:

Tirana-Bylisi 13:45

Apolonia-Partizani 13:45

Skënderbeu-Kastrioti 13:45

Kukësi-Laçi 16:45

Teuta-Vllaznia 16:45

 


Share

Komente