Superkupa e Spanjës/ Lukas Vaskez ngatërron skuadër, dy gafat e mbrojtësit eliminojnë Realin, Bilbao “përplas brirët” me Barçën në finale

Share

Përfundon ndeshja e dytë gjysmë-finale e Superkupës së Spanjës. Reali i Madridit ka marrë goditjen e rëndë, teksa është eliminuar nga Atletik Bilbao. Madrilenët janë mundur me rezultatin 1-2. Baskët zhbllokuan takimin në minutën e 18 me Raul Garsian. Lukas Vaskez gaboi në passim dhe sulmuesi nuk gaboi i vetëm përballë Tibo Kurtua.

20 minuta më vonë, Bilbao dyfishoi shifrat sërish me Grasian. Miqtë fituan një penallti pas një kapjeje në zonë nga Lukas Vaskez. Mbrojtësi gaboi në zonë dhe gjyqtari nuk vonoi për të akorduar penallti. Raul Garsia nuk gaboi duke qetësuar ekipin e tij.

Në minutën e 73, Karim Benzema shkurtoi diferencën, por goli i tij pati vlerën e statistikës. Francezi shfrytëzoi një top të mbetur në zonë pas një aksioni mjaft të mirë të ekipit “Los Blancos”.


Share

Komente