Shpërndaje lajmin

Ishin padyshim mes favoritëve, mirëpo duket se asgjë nuk ka shkuar siç duhet, në këtë edicion të Kupës së Afrikës, për Kombëtaren e Ganës. Të ashtuquajturit “Yjet e Zinj” nuk kanë arritur të shkojnë më shumë se barazimi, 2 me 2, në përballjen e fundit, të fazës së grupeve, ndaj Mozambikut, duke lënë kështu që në një fazë të hershme kompeticionin.
Kudus me shokë arritën të grumbullonin vetëm 2 pikë, nga tre sfidat e zhvilluara në grupe, ku barazuan dy herë, me rezultatin 2 me 2, ndaj përfaqësueseve të Egjipit e siç theksuam më lart, Mozambikut, ndërsa humbja erdhi aty ku nuk pritej, teksa u mund nga Kombëtarja e Kepit të Gjelbër, me rezultatin e ngushtë 2 me 1 e falë këtyre rezultateve nuk arriti të kualifikohej për më tej, as nëpërmjet vendeve të 3-ta më të mira.
Ndërkaq, përveç 4 herë fituesve të këtij kompeticioni nga ky edicion i Kupës së Afrikës është eleminuar edhe Kombëtarja e Guinea Bisaut, ndërsa përsa i përket të kualifikuarve për në raundin e radhës, deri më tani një biletë për në fazën e 1/8-ve e kanë prerë, Kepi Jeshil, Egjipti, Senegali dhe Guinea. /i.m /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *