January 18, 2022

Surpriza lë pa fjalë Azem Hajdarin. Raportet me familjarët, gati për politikë?

Shpërndaje lajmin

Azem Hajdari, djali i liderit të ndjerë politik që solli lëvizjen demokratike në Shqipëri, zbuloi më tepër mbi jetën dhe pasionet e tij me Ermal Peçi në ‘Abc e Pasdites”. Një profesionist në sportin e mundjes së lirë, ai rrëfeu mbi pasionin që e ndan me të atin dikur i apasionuar ndaj të njëjtit sport. Si një student i drejtësisë, Azemi shprehu se pa shtruar rrugën profesionale, nuk do të përfshihet në politikë pasi sipas tij ka ende shumë punë përpara.

“Sporti dhe shkolla janë kryesore. Objektivi im për momentin është të arrijë disa rezultate të larta në këtë sport që po i dedikohem kaq shumë. Të kryej edhe pjesën akademike, kam dëshirë të krijoj një background timin në aspektin e punës dhe pastaj pse jo politikën. Para se t’i futesh politikës duhet të kesh çfarë të japësh.”, tha ai për Abc News Albania.

Hajdari nuk ngurroi të ndante edhe personalen e tij me publikun. Pas një surprize të këndshme nga mbesa, e bija e Rudina Hajdarit, i mbush me emocion rrëfeu se e vogla është personi më i dashur për të. Ata kanë një lidhje të fortë emocionale dhe për më tepër Azemi e merr mbesën për tu ushtruar në sporte marciale si ai.

Një familje me karaktere të forta, njerëz publik dhe të angazhuar në jetën publike, por si është marrëdhënia e të voglit të shtëpisë me motrën dhe vëllain? A kanë ata mosmarrëveshje mbi politikën?

“Motra dhe vëllai debatojnë në shumë gjëra se e duan shumë njëri tjetrin. Për pjesën politike, në shtëpi gjithësecili ka mendimet e tija. Ne përqafojmë gjithmon bindjen e demokracisë së pastër. Unë jam shumë protektiv ndaj Rudit. Kiri është shok shumë i mirë. Është raport më i afërt shoqëror sesa vëllazëror, në kuptimin e mirë të fjalës, sepse këshillohesh. Me Rudin jam njësoj, por Rudi është në lëvizje edhe në Amerikë edhe këtu. Kur është Rudi, i merr vesh ajo e para sekretet. Mami është një burrneshë që më ka bërë një lloj ushtrie që i vogël. Më ka edukuar, më ka mësuar të drejtën të mos bëj gabime në kurriz të dikujt.”, shprehu Hajdari.

Për më tepër, ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë në kanalin zyrtar të Abc News Albania.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *