October 19, 2021

“Surpriza në hetimet për vrasjen e Caroline”, flet avokati: Prindërit e vajzës kanë një dëshirë

Shpërndaje lajmin

Avokati i familjes së 20-vjeçares britanike, Carolinë së cilën e mbyti burri në 11 Maj dhe ngjarja u zbulua pas 37 ditësh, paralajmëroi sot se do të kishte “surpriza nga hetimet” në ditët në vijim.

Thanassis Harmanis u shpreh se ne do të shohim surpriza në ditët në vijim për motivin e vrasjes.

Lydia e vogël tashmë është në familjen Caroline. Për prindërit e Caroline, Lydia e vogël do të jetë një oaz gëzimi në shkretëtirën e pikëllimit të tyre.

Lexo edhe: Babai i Caroline shpërthen kundër dhëndrit vrasës: Do t’ja kisha hequr kokën

Prindërit e Caroline dhe veçanërisht nëna e saj, Susanna, do të kujdeset për fëmijën” thotë avokati.

Sa i përket asaj që familja e Caroline dëshiron të ndodhë me dënimin e Anagnostopulos, avokati tha se “Prindërit e Caroline duan që Babis Anagnostopulos të marrë një dënim shembullor.

Ata duan që ai të qëndrojë në burg për për një kohë sa më të gjatë” tha ai. / Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *