Surprizat e motit/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për fundjavën

Share

Dita e shtunë parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët e intervale të shkurtra me diell.

Reshje shiu me intensitet të ulët në zonat malore dhe në jug të vendit. Në verilindje dhe juglindje në lartësin mbi 1000 metra reshje të herëpasherëshme në formën e dëbores me intensitet të ulët, të cilat do të mbeten prezente deri në orët e mëngjesit të ditës së diel.

Shërbimi Meteorologjik parashikon se të dielën do të kemi mot kryesisht të kthjellët por të ftohtë.

Mjegulla e dendur do të jetë prezente në orët e para të mëngjesit përgjatë luginave.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës në veriperëndim dhe përgjatë zonave luginore në veri ( kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë) erë e vrullëshme 15-20m/sek./ CNA.al


Share

Komente