Surprizë pacientëve të vegjël të Lezhës
Nga Gjergj Figuri
Plot dhurata dhe surpriza kane marre për krishtlindje, fëmijët të cilët janë të shtruar në Spitalit pediatrik të Lezhës.
Edhe pse nuk kane mundësinë te festojnë pranë familjeve te tyre, fëmijët janë ndjere si ne shtëpi, fale nxënësve të klasës së 6-të muzikës ne shkollën besëlidhja të Lezhës.
Mësuesja, Alketa Bejtja, tha se qëllimi i nxënësve është shpërndarja e atmosferës festive në spital.
Brunilda Hoxha kryeinfermiere në këtë repart thotë se ishte një moment i bukur dhe dite feste për fëmijët qe ndodhen te shtruar, pasi kënaqësia shpirtërore shpeshherë është me efektive se çdo medikament.
Nxënësit synojnë që kjo nismë të kthehet një traditë çdo fund vit.