Sveçla në Leposaviq: Këtu është Republika e Kosovës
Në komunën e Leposaviqit gjatë së shtunës ka shkuar Ministri i Punëve të Brendshmë, Xhelal Sveçla.
Ai ka takuar atje kryetarin shqiptar Lulzim Hetemin, për të cilin Sveçla tha se ka ardhur ta mbeshtesë.
“Erdha, e vizitova kryetarin e Komunës, i dëshirova punë të mbarë. Shpreha mbështetjen tonë, u pajtuam që ka nevojë të gjitha institucionet, qoftë vendore apo qoftë qendrore, të punojnë për të mirën e qytetarëve, me iu shërby qytetarëve përkundër vështirësive. Ne jemi të bindur që të gjithë këto vështirësi do t’i tejkalojmë. Policia e Kosovës është Kosovës dhe këtu është Republikë e Kosovës”, ka thënë Sveçla para mediave nga Leposaviqi, përcjellë albinfo.ch.