Sveçla për Euronews: Po vazhdojmë kontrollet, kemi gjetur armatime të tjera

0
Shpërndaje lajmin

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ishte këtë të martë në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania ku ka treguar se pas sulmit të ndodhur të dielën në veri të Kosovës, policia po vijon të bëjë kontrolle.
Ai tha se pavarësisht se publikojnë herë pas here se sa armë dhe materiale kanë gjetur, ato ende nuk janë përfundimtare, pasi gjatë kontrolleve po vijojnë të shtohen.
“Aksioni po vazhdon, ne në vazhdimësi po krehim terrenin dhe po zbulojmë armatime dhe pajisje të rreja, çdo listë që publikojmë, pas një kohe na del se ato nuk qëndrojnë, pasi ato po shtohen”,-tha ministri.
LEXONI GJITHASHTU:

Sveçla: Radoiçiç udhëhoqi grupin terrorist, tani ndodhet në spital në Beograd
Deputetët e PD, kërkojnë komision hetimor për kontratat e koncesionit në shëndetësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *