Sveçla: Rama kontriboi në lirimin e policëve

0
Shpërndaje lajmin

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka folur për presionin mbi Serbinë për lirimin e tre policëve.
Sipas tij, ka kontribuar edhe kryeministri i Shqipërsië, Edi Rama.

“Të gjithë nga pak, presioni për Serbinë ishte shumë i madh. Ne bllokuam të gjitha pikat kufitare për mallrat e Serbisë. Ishin shtetet aleate që u angazhuan që lirimi i policëve të ndodhë sa më shpejt. Ishte dhe Rama që reagoi ashpër për këtë rast. Rama kontribuoi që tre policët të lirohen. Unë besoj se angazhimi i faktorit, qoftë rajonal, qoftë evropian nuk duhet të mjaftohet me kaq”, ka thënë Sveçla për Euroneës Albania.
“Do të duhet që ndaj Serbisë të shtohet presioni, pasi Serbia vazhdon të jetë faktor destabiliteti. Ne mbrëmë kishim një sulm terrorist në oborrin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, prodhim i Serbisë”, u shpreh Sveçla.
Pas 12 ditësh të mbajtur peng në Serbi, tre policët kufitar janë liruar dhe kryer në Kosovë të hënën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *