Sveçla: Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në kufi, mund të nisin sulme agresive
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen përreth kufirit me Kosovën.
Ai ka deklaruar se nevojitet vetëm një urdhër i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që ata të nisin sulme agresive ndërsa ka shtuar se po përgatiten për ta parandaluar çdo skenar serb, por edhe për t’u ballafaquar, transmeton albinfo.ch.
“Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në zonat përreth kufirit me Kosovën dhe me një urdhër të Vuçiq mund të aktivizohen në sulme agresive”, ka thënë ai për “News24”.