SVP dëshiron të pengojë presidentin e Ukrainës të flasë në Parlamentin Zviceran

0
Shpërndaje lajmin

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet të dy dhomave të parlamentit të Zvicrës, përmes videokonferencës, më 15 qershor, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa shumica e deputetëve mezi presin të dëgjojnë vërejtjet e Zelensky, të tjerët nuk janë aq entuziastë.
Në veçanti, Partia Popullore Zvicerane (SVP) e krahut të djathtë ka paraqitur një mocion për të ndaluar Zelensky që t’u drejtohet zyrtarëve të zgjedhur, duke argumentuar se lejimi i tij për ta bërë këtë do të shkelte parimin e neutralitetit.
“Sigurisht, ne e kuptojmë se Presidenti Zelensky dëshiron të mobilizojë gjithçka për Ukrainën – para, armë dhe mbështetje të tjera”, thonë nga kjo parti.
Por dhënja e mundësisë për të folur në parlament do të “dëmtonte besueshmërinë e Zvicrës”, shtoi SVP.
Në anën tjetër të spektrit politik, megjithatë, Cédric Wermuth, bashkëkryetar i partisë Social Demokrate, u përgjigj se pozicioni i SVP-së i vjen era e “falimentimit moral”.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *