SVP dorëzon iniciativën: “Jo Zvicrës me 10 milion banorë”

0
Shpërndaje lajmin

SVP/UDC ka dorëzuar iniciativën e saj popullore në nivel federal të titulluar “Jo Zvicrës me 10 milion”. Partia thotë se ka dorëzuar 114,600 nënshkrime në Kancelarinë Federale, ku sipas ligjit, bëhet dorëzimi i të gjitha iniciativave federale.
Nisma kërkon që popullsia me banim të përhershëm nuk duhet të kalojë numrin prej dhjetë milionëve, përpara vitit 2050. Këshilli Federal dhe Parlamenti do të duhet të marrin masa sapo Zvicra të numërojë më shumë se nëntë milionë e gjysmë banorë, sipas iniciativës.
Nëse këto masa nuk do të jenë të mjaftueshme për të ndaluar rritjen e numrit të të huajve, Zvicra në fund do të duhet të anulojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë të njerëzve me BE-në, duke përdorur këtë masë si një frenim emergjent.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *