Swisscom gjobitet me 18 milionë CHF

0
Shpërndaje lajmin

Swisscom është gjobitur me 18 milionë CHF për shkelje të ligjit të kartelit dhe konkurrencës së pandershme.
Gjoba është vendosur nga Komisioni i Konkurrencës, transmeton albinfo.ch.
Komisioni pretendon se Swisscom po ndërtonte rrjetin e saj me fibra optikë në atë mënyrë që do të ishte e pamundur për konkurrentët të lidheshin me të.
Swisscom pretendon se ishte mënyra më e mirë për të hapur shpejt një rrjet fibër.
Por komisioni thotë se kursimi i kohës dhe parave nuk ishte i mjaftueshëm për të justifikuar praktikat e padrejta dhe gjithashtu thekson se konkurrentët e gjigantit të telekomunikacionit e kanë dëshmuar veten se janë më inovativë dhe konkurrues në çmim se Swisscom.
Swisscom po e quan gjobën “të pakuptueshme” dhe thotë se mënyra se si po ndërtonte rrjetin ishte e njëjtë në shumë vende të tjera evropiane. Ai rezervon të drejtën për të apeluar.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *