December 4, 2021

Taçi i përmend të vëllain në përgjime, Prokuroria Speciale në Mal të Zi nis hetimet për Djukanovic

Shpërndaje lajmin

Prokuroria Speciale në Mal të Zi ka nisur një hetim për presidentin e vendit Milo Djukanovic pas publikimit të përgjimeve nga autoritetet italiane për dosjen “Taçi” dhe skemën e larjes së parave. Lajmin e bëri të ditur transmetuesi publik RTCG raportoi më 17 nëntor.

Kujtojmë se më herët gjatë nëntorit, BIRN publikoi përgjimet e një bisede mes biznesmenit të hidrokarbureve Rezart Taçi, i akuzuar nga SPAK për përfshirje në skemë për pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup kriminal, gjatë së cilës ai dëgjohet duke përmendur emrin e presidentit malazez.

Në bisedë, Taçi thotë se ai kishte përfshirë Djukanovic për të transferuar para në bankën Prva Banka të Malit të Zi. Në këtë bankë aksione ka vëllai i presidentit Aco. Prva Banka i ka mohuar akuzat, kurse Djukanovic është shprehur sipas RTCG se me shumë kënaqësi do t’u përgjigjet pyetjeve nga prokuroria speciale.

“Me shumë kënaqësi do t’i përgjigjem ftesës të çdo autoriteti të shtetit sepse dua të jap shembullin sesi dikusht duhet të sillet nëse do që të vendoset sundimi i ligjit.”

Vijon…


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *