Tahiri në FOTO me Safet Bajrin dhe “Eskobarin e Ballkanit”, reagon Drejtoria e Burgjeve

0
Shpërndaje lajmin

Pas publikimit të një fotoje në rrjet ku shihet ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sëbashku me Klement Balilin e njohur ndryshe si eskobri i Ballkanit si dhe Safet Bajrin brenda qesisë së burgut ka reaguar Drejtoria e Burgjeve.
Në njoftim theksohet se në foto nuk ka asnjë shkelje, dhe ajo është bërë në IEVP “Kosovë e Lushnjes”, dhe se të burgosurve u shërbehej ushqimi në qeli.
Siaps Drejtoisë së Burgjeve, në foto duket qartë se ka vetëm ujë dhe pije freskuese dhe jo alkool sicc edhe pretendohet.
Reagimi i plotë:
Sqarim i opinionit publik!
Dëshirojmë t’ju informojmë se personat në fotografi, në kohën kur është bërë kjo foto, vuanin dënimin me statusin e ‘të burgosurit’ në IEVP ‘Kosova e Lushnjes’.
Këta të burgosur kanë qenë të akomoduar në të njëjtin sektor dhe është e rëndësishme të theksojmë se në këtë IEVP, ushqimi shërbehet gjithmonë në dhomat e të dënuarve, pasi nuk ekziston një ambient i veçantë (menzë kolektive) për ngrënien e ushqimit, por konsumohet vetëm në dhomat e tyre.
Në lidhje me pretendimet për pije alkoolike, është e dukshme që në tavolinë janë shishe me ujë, si dhe gota me pije freskuese.
Në asnjë rast nuk ka pasur shkelje, dhe në bazë të rregulloreve, konsumimi i verës apo pijeve alkoolike është i ndaluar në të gjitha IEVP-të në vendin tonë.
Fotografia në fjalë ka qënë pjesë e disa fotografive të bëra nga personeli i IEVP “Kosovë e Lushnjes”, gjatë ndjekjes së një dite normale në Institucion, konform rregulloreve ne fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *