April 16, 2021

Takimet në njësinë numër 9, Mediu: Qeveria Rama, regjim i korruptuar dhe i inkriminuar

Shpërndaje lajmin

Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu mendon se Shqipëria nuk drejtohet nga një qeveri por regjim, që e konsideron më të keqin gjatë pluralizmit politik në vend.

 “Ne jemi në momentin më të vështirë të historisë sonë kombëtare dhe kemi një kundërshtar, i cili ka organizuar regjimin më të korruptuar dhe më të inkriminuar në historinë e pluralizmit politik, i cili çdo moment mendon si do të vjedhë jetën tuaj, votën tuaj, si do shkatërrojë familjet tuaja, Shqipërinë dhe interesin kombëtar, vetëm për interesat dhe qëllimet e tij të pushtetit dhe klanit korruptiv që është rreth e rrotull tij.”

Ndaj ai u bën thirrje shqiptarëve që të bashkohen rreth koalicionit të djathë më 25 prill, ndërsa shprehet se duhet të tregohet indiferencë ndaj sulmeve dhe etiketimeve që bën kryeministri në adresë të të gjithë aleatëve që janë pjesë e koalicionit opozitar.

“Në anën tjetër kemi një bashkim, koalicion të partive politike, pra kemi një bashkim të partive politike dhe të shqiptarëve dhe Rama është në vetminë e tij, dhe po ta shikoni sulmet që ai bën, i bën karshi koalicionit, por duhet të kuptojmë që ky koalicion merr vlerë në qoftë se nga një bashkim politik, të kthehet në një bashkim i të gjithë shqiptarëve në të gjithë territorin e Shqipërisë, me një program dhe ide të qartë për secilin nga ne, të kuptueshëm, të lexueshëm nga çdo qytetarë i thjeshtë, intelektual, njerëz të cilët duan të bashkohen në rrugëtimin për të ndryshuar Shqipërinë.”

Këto deklarata, Mediu i bëri ndërsa ishte në njësinë numër 9 në Tiranë. /abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *