Shpërndaje lajmin

Sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste Romina Kuko, ishte këtë të diel e ftuar në një intervistë në Euronews Albania ku foli për turin  e kryeministrit Rama në Europë. Pas Greqisë, Rama pritet të zhvillojë më 26 maj takimin me shqiptarët në Milano.
Kuko tha se pritet që atmosfera të jetë e ngjashme me atë të Greqisë, pasi sipas saj shqiptarët kudo që janë dinë të festojnë e të falin energji.
Duke folur për marrëveshjen për emigrantët, Kuko tha se me këtë hap të domosdoshëm sipas saj, Shqipëria ka vendosur një precedent të ri se si edhe vendet e Bashkimit europian dihet të sillen kundrejt emigracionit.
“Shqipëria në një farë mënyre ka vendosur një precedent se si vendet e Bashkimit Europian duhet të sillen  me emigracionin. Besoj se benefitet e asaj që ne po bëjmë për të qenë zgjidhje e problemit do të vijnë absolutisht më vonë. Duke u kthyer takimit në Milano, aty ku ka shqiptar, patjetër ka entuziazëm dhe atdhedashuri shumë të madhe, kështu që kur vjen puna për pjesën e energjisë besoj se ne në fund të ditës, ne jemi mesdhetar, jemi ballkanas, dimë të festojmë, kështu që mezi presim të ndiejmë të gjithë atë energjinë e emigrantëve shqiptar”,-tha Romina Kuko.
LEXONI GJITHASHTU:

Rama nga Athina: Si ka mundësi që edhe pas 84 vjetësh Ligji i Luftës është në fuqi
Rama nga Mali i Zi: Reformat anti-korrupsion të rëndësishme për integrimin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *