October 16, 2021

Takimi Kurti-Vuçiç, Vjosa Osmani: Serbia të vijë më e përgatitur

Shpërndaje lajmin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar takimin e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi. Osmani është shprehur se Vuçiç duhet të jetë më i përgatitur në tryezën e negociatave.

Serbia nuk kishte përgatitur asgjë dhe nuk bëri asnjë propozim, ndonëse diçka e tillë është e nevojshme nëse duhet të ketë ndonjë përparim. Në anën tjetër, Kosova ka bërë disa propozime të reja, për shembull mbi marrëdhëniet tregtare rajonale, të drejtat e pakicave ose çështjen e personave të zhdukur. Serbia me sa duket ka refuzuar gjithçka”, deklaroi ajo.

E pyetur lidhur me dy shtetet që po bllokojnë procesin e liberalizimit të vizave në Këshillin Europian (Franca dhe Holanda), Osmani ka thënë se frika e tyre lidhur me emigrantët nga Kosova është e paarsyeshme.

Është shqetësim i paarsyeshëm. Pati probleme më 2014/2015 kur shumë njerëz donin të hynin në BE dhe të qëndronin atje. Por numri i tyre ka rënë në mënyrë dramatike. Kosova nuk është më në listën e 40 vendeve nga të cilat vijnë shumë emigrantë”, ka deklaruar ajo./Gazeta Express/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *