Takimi me Metën, Berisha tregon detaje: Gjetëm pajtim të plotë në mendime
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbardhur detaje nga takimi me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në selinë blu.
Në një komunikim me gazetarët, Berisha tha se bashkë me Metën kanë gjetur pajtim të plotë në mendime dhe qëndrimet që duhet të mbajnë.
“Diskutuam për gjendjen kritike në vend dhe mënyrën e përballimit të kësaj situate. Diskutuam gjerësisht dhe gjetëm pajtim të plotë në mendime për qëndrimet që duhet të mbajmë. Parlamenti Linda-Rama. Linda e Kuvendit, ka humbur çdo legjitimitet me aktet që ka bërë”, bëri me dije Berish.
Në lidhje me dorëzimin e listës në KQZ të anëtarëve të KZAZ nga grupi i Alibejat, Berisha tha se KQZ nuk mund të njohë vendim tjetër veç atij të gjykatës të datës 25 mars 2022.
“KQZ nuk mund të njohë vendim tjetër veç atij të gjykatës të datës 25 mars 2022. Ai është vendim i plotë për çdo vend të lirë të planetit, dhe ai nëse zbaton porositë politike të një njeriu që meriton të jetë për aktin korruptiv në burg, dhe ju garantoj ju që të paktën që për dy ose më shumë dekada nuk riparohet, sepse SHBA mund ta kenë pritur një akt të tillë ndaj Koresë së Veriut, Putinit, Lukashnkos, por kurrë jo nga një vend i NATO-s. PD do marrë pjesë në zgjedhje dhe do të fitojë! Ne do marrim pjesë në zgjedhje dhe do i japim vendin e merituar Edi Ramës”, tha Berisha. /