“Taksa 9% është jetike”, Basha: Ja pse shqiptarët duhet të votojnë PD dhe opozitën

Share

Një nga pikat e forta me të cilat PD do i drejtohet zgjedhjeve të 25 prillit, duket se do jetë edhe taksa 9%

Kryedemokrati Basha tha në “Opinion” se shqiptarët duhet ta votojnë PD dhe opozitën, pasi taksimi 9% ka si qëllim të krijojë një shtresë të mesme shqiptarësh të pavarur politikisht dhe ekonomikisht, garante të demokracisë dhe institucioneve të pakapura nga politika.

Mirela Millori: Pikërisht për ta mbyllur këtë cikël që mbas 30 vitesh, të heqim këtë Edi Ramën e tetë viteve, të heqim të gjithë ata që kanë qenë para Edi Ramës, të fillojmë një jetë të re të tërë. Ndoshta duhet të jemi të qartë për taksat, pse duhet të votojmë se çfarë taksash më ofron mua për fashë që përfaqësoj dhe të jemi të qartë për mjekësinë. Skandal një pas një por çfarë do të vendosni ju në atë që nuk funksionon, duhet të jemi të qartë për drejtësinë dhe mbi të gjitha njerëzit duhet të dinë, përse do bëhet jeta normale në Shqipëri, pse, deri tani jemi retorikë, mund të kemi disa shtylla?

Lulzim Basha: Patjetër, dua t’ju them si gjëra të shkurtra në respekt të kësaj. Jam gati të bëj një gabim trashanik që më vënë re ma vënë në dukje gjithmonë miq dhe kritikë që e marr këtë tani edhe e filloj nga e madhja. Po e marr një nga një këtë që the dhe ta marr me shpjegim makro. T’i marrim një nga një dhe ka dhjetëra të tilla por unë tani do të përmbahem që të mos filloj të bëj një fjalim të gjatë dhe të më ndërpresë Fevziu disa herë. Sigurisht ajo do një shpjegim programor, ti marrim një nga një. Fole për taksat, padiskutim ju e dini fare mirë për sa i përket taksave ne sjellim propozimin të taksimit të sheshtë 9% i cili do të prekë disa nga fushat kryesore të ekonomisë duke përfshirë profesionistët që janë të parët të goditur. Tani është gjëja më e thjeshtë dhe unë e kuptoj që është gjëja më e përshtypshme për njerëzit të përmendet 9% sepse aty ka zbritur diskursi publikë. Po unë dua ta them këtë dhe e di që s’do kemi kohë ta diskutojmë po dua ta them. Taksimi 9% është pjesë e një plani tërë që ka një synim objektiv ndihmë kryesorët të programit ton, të rrisë dhe të forcojë një shtresë të mesme shqiptare të pavarur financiarisht, të pa varura intelektualisht që nuk është në mëshirë as të Partisë Demokratike nesër në pushtet as i atyre që do vinë pas nesh. Një shtresë garantë të demokracisë, një shtresë të mesme garante dhe të interesuar një institucioni të pa kapura nga politika. Një politikë pa fytyrë njerëzore që kap institucionet është arsyeja kryesore e batakut ekonomik ku kemi rënë.

Blendi Fevziu: Për sa kohë duhet implementimi i kësaj që ta dinë qytetarët që do të votojnë? Taksa 9% sa kohe do marrë në implikim?

Lulzim Basha: Taksa 9% do të jetë një nga masat e para. Në momentin që shpallet është taksa 9%.

Blendi Fevziu: Kur zoti Berisha shpalli taksën 9% iu deshën 2 vjet që ta vinte në funksion.

Lulzim Basha: Unë e kam shprehur edhe më përpara këtu dhe besoj do të më japësh mundësinë me ekipin ekonomik ta shpalosim në ekran. Shpalosja e taksës 9% është jetike që Shqipëria të kthehet në vend konkurrues si për investimet e brendshme edhe për investimet e huaja. Sepse po e them edhe njëherë nuk mund të konkurrojmë as me Maqedoninë, as me Malin e Zi madje as me Republikën Serbska. Nuk të vjen njeri. Për çfarë do të vijë? E para dhe kryesorja është 9%. Jo vetëm kaq, por ne po na ikin investitorët tanë. Ju njihni personalisht disa investitorë të fuqishëm shqiptarë të cilët edhe për shkak të taksës, por jo vetëm për shkak të taksës po investojnë miliona të tyre apo të kredimarrjes në vendet fqinje. Pra 9% është jetik.


Share

Komente