Taksa e sheshtë, Rama: PD po ripredikon taksimin që prek më shumë të dobëtit

Share

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin e përjavshëm “Ekonomia në fokus” me gazetarët ku bëri një tjetër përmbledhje të situatës ekonomike që po kalon vendi ynë pas goditjes nga tërmeti dhe pandemia.

Kreu i qeverisë deklaroi se ndonëse financat u përballën me dy ngjarje të papritura, qeveria ia doli të mbështesë ata që ishin më të ekspozuar ndaj këtyre fatkeqësive.

“Ne jemi përballur me forcë, kurajo e vullnet e angazhim me të dy fatkeqësitë. Për asnjë moment nuk i kemi lënë vetëm ata që kanë qenë më të ekspozuar ndaj këtyre dy fatkeqësive. Familje po kthehen në shtëpi javë pas jave. Ndërsa ata që presin apartamentet qëndrojnë me qira të paguar nga qeveria”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri Rama u ndal dhe te çështja e taksimit, ku nuk la pa përmendur dhe propozimin e opozitës për të rikthyer taksën e sheshtë, e cila sipas tij kërcënon më të dobëtit.

“Zerimi i taksës për biznesin e vogël është gur i rëndësishëm kilometrik në rrugën drejt së ardhmes dhe përbën një nga pikat më domethënëse të ndryshimit të madh në qasje, në veprim dhe rezultat me palën tjetër që sot ripredikon taksën e sheshtë duke kërcënuar më të dobëtit me rikthimin në kohën kur 100% e bizneseve paguan tatim-fitimi 10% dhe TVSH. Ndërkohë që sot 91% e bizneseve paguajnë zero tatim-fitimi dhe zero TVSH”, u shpreh Rama.


Share

Komente