Taksisti: Policët punojnë si taksistë, i gjen 24 orë nëpër Tiranë

0
Shpërndaje lajmin

Taksisti Xhevit Bara tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se policët punojnë si taksistë dhe janë të dypunësuar në këtë profil.
Ai u shpreh kundër kësaj gjëje duke theksuar se kjo i heq mundësinë vetë atij për të punuar.
“Policë shteti që punojnë taksi?! 24 orë në ditë. Janë të dhënat, janë gjeneralitetet, targat, të gjitha, por do ta shohim më vonë, por e lëmë këtë temë se nuk e zgjidhim dot,” – u shpreh Bara.
Sipas tij policët nuk duhet të punojnë taksi, sepse dhe taksistët nuk e kanë mundësinë ta bëjnë policinë si punë të dytë.
“S’duhet të punojnë, se s’më lënë mua të punoj. S’më lë njeri te policia pasdite mua,” – tha ai.
Për të tretin vit radhazi, personeli ushtarak i regjistruar, zjarrfikësi, piloti i linjës ajrore dhe oficeri i policisë janë katër profesionet më stresuese, sipas raportit vjetor të punëve më stresuese të “CareerCast”.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Zjarrfikësit dhe taksistët, ndër profesionet më stresuese
Nga mjekët te ushtarakët, profesionet që tradhtojnë më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *