April 15, 2021

“Tapë” në timon dhe pa patentë, arrestohen 5 persona në Tiranë

Shpërndaje lajmin

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 5 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. M., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L., 61 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse, Ll., 22 vjeç, pasi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin F. Xh., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, B., 38 vjeç dhe R. Gj., 55 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *