Targa “ZH 50” këtë muaj del në ankand, ky është çmimi

0
Shpërndaje lajmin

Më 24 gusht do të dalë në ankand targa “ZH 50”. Që nga ajo kohë tifozët e makinave mund të bëjnë ofertat e tyre.
Çmimi fillestar për targën është 8000 franga.
“Është targa e parë me dy shifra në kanton dhe të interesuarit mund të bëjnë ofertat e tyre deri më 30 gusht,” thotë zëdhënësi i mediave për Zyrën e Trafikut Rrugor të Cyrihut, Severin Toberer, shkruan 20minuten.
Kantoni i Cyrihut ka nxjerrë në ankand targat për ofertuesin më të lartë që nga viti 1995.
Në vitin 2022 targa “ZH 100” u shit për 226,000 franga. Për këtë targë u dhanë edhe 350 mijë, por që ofertuesit ishin të dyshimtë.
194,000 CHF u shit targa “ZH 888” në qershor të vitit të kaluar.
Në vitin 2018 targa “ZG 10” ka qenë e para në Zvicër, për të cilën janë paguar 233 mijë franga.
Të ardhurat nga ankandet javore derdhen në thesarin e shtetit të Cyrihut. Në vitin 2021, shoferët e Cyrihut shpenzuan 5.1 milionë CHF në targa speciale. Në vitin 2022, ankandet sollën 5.5 milionë franga në arkën e shtetit, përcjell albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *