April 14, 2021

Taulant Balla: Gjergj Luca u godit nga një politikan fundërrinë!

Shpërndaje lajmin

“Nuk di se si mund të goditet një sipërmarrës që i ka sjellë bashkisë Elbasan 1100 punonjës…”

I ftuar në Ekopolitikë , kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se falë biznesmenit Gjergj Luca qarku Elbasan është shndërruar në qarkun më të madh të produkteve të peshkimit edhe pse nuk ka det.

Balla tha se Gjergj Luca kërkonte krah të lirë pune dhe mund të kishte shkuar në Durrës apo Vlorë, por isha ai që e bindi që të investonte në Elbasan.

Balla: Rasti i goditjes së biznesmenit Gjergj Luca nga një politikan që i thotë vetes profesor, por që është një fundërrinë, që unë nuk di se si mund të goditet një sipërmarrës që i ka sjellë bashkisë Elbasan 1100 punonjës, dhe bashkisë Prrenjas 230 vende puna, dhe bashkisë Gramsh 200 vende pune.

Kështu qarku Elbasan është shndërruar në qarkun më të madh të produkteve të peshkimit edhe pse nuk ka det. Nuk di të ketë një sipërmarrës me mbi 200 punëtor që të mos i kem shkuar për vizitë. Në Elbasan ke fasoneri që prodhojnë për kompanitë më të mëdha botërore.

Gjergj Luca kërkonte krah të lirë pune dhe mund të kishte shkuar në Durrës apo Vlorë, por isha unë që e binda që të investonte në Elbasan. Unë kisha studiuar tregun e punës së lirë në këtë qark. Nëse kë mik një biznesmen në Shqipëri të thonë që je ortak me atë, por jam mirënjohës që i ka krijuar atij qarku mbi 1500 vend pune.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *