September 25, 2021

Taulant Xhaka tregon planin me Granitin për të luajtur bashkë: Unë jam në avantazh

Shpërndaje lajmin

Taulant Xhaka dhe Granit Xhaka kanë luajtur disa herë kundër njëri-tjetrit si rivalë në fushën e lojës me Kombëtaret dhe me klube. Por ata do të provojnë që të luajnë përsëri të dy bashkë në të njëjtën skuadër.

Taulant Xhaka nuk ka dyshime që pranë fundit të karrierës së tij, Graniti do të kthehet që të luajë për disa vite te Bazeli, klub nga i cili mesfushori i përfaqësues shqiptare nuk ka ndër mend të lëvizë.

“Nëse Graniti do të jetë 32 apo 33 vjeç, ai padyshim që do të dëshirojë të kthehet edhe një herë te Bazeli, edhe qoftë për një vit. Ne do të dëshironim të luanim përsëri bashkë në këtë stadium. E nisëm bashkë këtu dhe do të dëshironim që ta mbyllnim këtu”, tha 30-vjeçari në një intervistë për mediat zvicerane.

Por kush do të ketë fanellën me numrin 34, të cilin të dy vëllezërit e mbajnë prej vitesh në klubet përkatëse? “Unë ia kam thënë Granitit. Ai ka luajtur vetëm dy vite këtu, unë kam luajtur pak më shumë, ndaj jam në avantazh të qartë”, tha Taulant Xhaka.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *