Të akuzuar për ‘kultivim e trafikim narkotikësh’; GJKKO jep vendimin për 23 të arrestuar, mes tyre shefi i policisë e efektivë

Share

Gjykata e Posaçme ka dhënë sot masat e sigurisë për të 23 oficerë policie e zyrtarë të akuzuar për kultivim dhe trafikim kanabisi 

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurise të dhënë në mungesë për 23 të arrestuarit për kultivim dhe tafikim narkotikesh. Seanca për masat u mbajt këtë të shtunë. Gjykata konfirmoi masat e kërkuara nga SPAK. Konkretisht u lanë në fuqi 16 masa sigurie “Arrest në burg”, 4 masa sigurie “Arrest në shtëpi”, 3 masa “Detyrim paraqitjeje”.

Kujtojmë se një ditë më parë SPAK lëshoi 23 udhër arreste për oficer policie dhe zyrtarë të cilët akuzohen për pastrim parash dhe për kultivim kanabisi, operacion i ndodhur në SKrapar. 

Gjatë hetimit janë sekuestruar gjithsej 5045 bimë narkotike të llojit “cannabis sativa”, si dhe 176 kg lëndë narkotike të gatshme për t’u trafikuar.

Ndaj të arrestuarve janë dhënë masat e sigurimit si më poshtë:

  1. Arrest shtëpie për Neritan Naskën”, shefi i policisë Poliçan
  2. Arrest me burg për policët Klement Zeqo, Bardhyl Çela e Astrit Duro
  3. Arrest shtëpie për drejtues i njësisë administrative, Edmond Zotko
  4. Arrest shtëpie për kryeplakun e Fshatit Çorrogjafë, Fatos Lamaj
  5. Arrest me burg për Arben Leklin, Sefedin Dokajn, Alban Bendon
  6. Arrest me burg për Fation Beshirin, Selfo e Esmrald Kaposhin
  7. Arrest me burg për Zylyftar Zhijdran, Ilia Ballon, Olgert dhe Elson Dusho
  8. Arrest me burg për Teki Dushon dhe detyrim paraqitje për Fuat Dushon
  9. Detyrim paraqitje për Enver Muçajn dhe Ilir Shimin
  10. Arrest me burg për Altin Sulën dhe Redjan Shimin
  11. Arrest në shtëpi për Anxhela Beshirin


Share

Komente