‘Të bashkuar nga muzika’- mesazhi i sivjetëm i Eurovisionit

0
Shpërndaje lajmin

Britania e Madhe do të jetë nikoqire e Eurovisionit këtë vit, duke qenë se Ukraina vazhdon të jetë në situatë lufte dhe, si e tillë, nuk arrin të organizojë këtë ngjarje.
Slogani i këtij viti për Eurovision-in, që do të mbahet në Liverpul, do të jetë “Të bashkuar nga muzika”. Kurse logoja për këtë vit shfaq disa zemra derisa ngjyrat mbizotëruese të logos janë bluja dhe e verdha, njëlloj si flamuri i Ukrainës.
Sipas BBC-së, slogani i këtij viti reflekton origjinën e këtij kompeticioni të këngës që u krijua fillimisht si një mënyrë për të bashkuar Europën në një vend.
Eventi këtë vit do të mbahet në Britaninë e Madhe, pasi u vlerësua që organizimi në Ukrainë mund të ishte i rrezikshëm, duke qenë se vendi që prej thuajse një viti ndodhet të luftë.
Në logo janë përdorur edhe ngjyrat e flamurit të vendit organizues. Gjysmëfinalet këtë vit do të mbahen më 9 dhe 11 maj, kurse finalja e madhe do të jetë më 13 maj.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *