Të dhënat e kartave të kreditit përfundojnë në “dark web”

0
Shpërndaje lajmin

NordVPN analizoi një bazë të dhënash prej gjashtë milionë kartash krediti në rrjetin e errët ose “dark web” duke nxjerrë përfundim se mbi 5000 prej tyre u përkisnin njerëzve në Zvicër.
Dy nga tre kartat e kreditit përmbanin informacione private si adresa, numri i telefonit, emaili apo edhe numri i sigurimeve shoqërore, shkruan 20minuten.
Çmimi mesatar për një kartë krediti zvicerane është 6.68 franga. Më të vlefshmet janë nga Danimarka me një mesatare prej 10.17 frangash. Sipas studimit, SHBA, me gati 3.5 milionë karta, është më e prekura nga kartat e kreditit të ekzaminuara, përcjellë albinfo.ch.
Nga të dhënat e kartës së kreditit të analizuara, gati 3,000 përmbanin adresën e shtëpisë dhe 2,000 përmbanin numrin e telefonit dhe adresën e emailit të pronarëve të tyre.
“Nga kjo mund të konkludojmë se kartat janë vjedhur duke përdorur metoda të tilla si phishing dhe malëare”, thotë Adrianus Warmenhoven, ekspert i sigurisë kibernetike në NordVPN.
Duke shitur bazën e të dhënave të analizuar, kriminelët kibernetikë mund të fitonin mbi 18.5 milionë dollarë, përcjellë albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *