Të dielën ndryshon ora, akrepat shtyhen një orë para

Shpërndaje lajmin

Në orët e hershme të së dielës, akrepat e orës nga ora 2 zhvendosen një orë para, duke shënuar kështu edhe matjen verore të kohës, transmeton Albinfo.ch.
Kalimi nga koha verore në atë dimërore për herë të parë është aplikuar në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore, ndërsa deri tani aplikohet në 70 shtete në gjithë botën.
Matja verore e kohës do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit tetor, kur akrepat e orës do të zhvendosen një orë prapa, nga ora 3 në orën 2, kur edhe fillon matja dimërore e kohës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.