Të dyshuarit për vrasjen në një lokal në Prishtinë, në paraburgim

0
Shpërndaje lajmin

Gjykata e Apelit ka njoftuar se ka refuzuar si të pabazuar ankesat e mbrojtësve të të pandehurve, Andi Pajaziti, Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti për vrasjen e 4 gushtit në një lokal në qendër të Prishtinës, përcjell albinfo.ch.

Kjo gjykatë ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore të marrë më 6 gusht 2023, me të cilin ishte caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Sipas njoftimit, Gjykata e Apelit ka theksuar se Gjykata Themelore ka arsyetuar drejt nga shkresat e lëndës dhe se deri tani ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.
Në vendim thuhet se nga provat e mbledhura deri me tani janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, teksa sipas dosjes së Prokurorisë, Andi Pajaziti, Gëzim Zakuti, Dukagjin Nikollaj dhe tashmë i ndjeri Kastriot Ramadani, së bashku me një person ende të paidentifikuar rreth orës 23:17 të 4 gushtit gjendeshin në atë lokal.
Policia e Kosovës ka njoftuar më 11 gusht se ka shpallur në kërkim Dukagjin Nikollajn, nën dyshimin se ai ka kryer katër vepra të ndryshme penale dhe se i njëjti dyshohet se ishte i përfshirë edhe në këtë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *