September 20, 2021

Të gjithë “çmenden” pas Chiesas, Juventusi refuzon ofertën 100 milionëshe

Shpërndaje lajmin

Federico Chiesa ishte një nga lojtarët më të mirë të Euro 2020 dhe pas atij shkëlqimi, që shoqëroi edhe paraqitjet e mira më Juventusin në sezonin e shkuar, natyrshëm që ofertat do të vinin.

Nga Italia, La Repubblica bën me dije se në e-mailin e Juventusit ka mbërritur një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Liverpool, që është dashuruar me 23-vjeçarin.

Juventus e ka refuzuar menjëherë. Allegri ne do në skuadër Chiesan dhe e konsideron si një nga më të rëndësishmit për projektin e tij. Javë më parë bardhezinjtë refuzuan 80 milionë nga Bayern Munchen. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *