“Të gjithë keni dështuar sot”, Selena Gomez ka një reagim për kaosin e mbrëmshëm në SHBA

Share

Këngëtarja ka reaguar pas trazirave të mbrëmshme.
28-vjeçarja bëri një deklaratë në mediat sociale pasi mbështetësit e Presidentit Donald Trump sulmuan me dhunë Kapitolin e SHBA në Uashington, D.C. për të protestuar ndaj humbjes së tij në zgjedhje, transmeton lajmi.net.

“Sot është rezultat i lejimit të njerëzve me urrejtje në zemrat e tyre që të përdorin platforma për t’i bashkuar njerëzit dhe për t’i lejuar ata të ndërtojnë komunitet”, tha Gomez, para se të tregoj se kujt po i drejtohej.

Selena vazhdoi: “Facebook, Instagram, Twitter, Google, Mark Zuckerberg, Sheryl Sandberg, Jack Dorsey, Sundar Pichai, Susan Wojcicki”- të gjithë keni dështuar sot në popullin amerikan dhe shpresoj se do t’i rregulloni gjërat duke ecur përpara”.

 

37704442 0 image a 23 1609988233098 585x480 1

Zyrtarët lokalë thanë se një grua e cila nuk është identifikuar publikisht u qëllua për vdekje brenda ndërtesës mes kaosit.

Rjeti social “Twitter” pezulloi llogarinë e Trump të mërkurën pas një serie cicërimesh që bënë pak për të qetësuar dhunën e vazhdueshme.


Share

Komente