Të hënën besimtarët myslimanë falin Bajramin në sheshin ‘Skënderbej’ 

Shpërndaje lajmin

Tashmë është kthyer në traditë që falja e Fiter Bajramit të bëhet në sheshin ‘Skënderbej’, ndaj edhe këtë vit ceremonia fetare do të bëhet aty.
Zëvendësmyftiu i Tiranës Erjol Haxhiu tha se namazi do të falet në orën 6:20 të mëngjesit.
“Po bëhemi gati që të kurorëzojmë gjithë ato punë të mira me festën e madhe të Fiter Bajramit, festë e cila është ditën e hënë, më 2 maj dhe do të festohet në sheshin ‘Skënderbej’ siç tashmë është bërë traditë e bukur. Namazi do të falet orën në 6:20”, tha Haxhiu.
Për 40 minuta nuk do të mungojnë ligjëratat nga krerët e komunitetit myslimanë.
“Është organizuar një ceremoni hapëse. Do të ketë ligjërata që flasin për mësimet që besimtarët duhet të marrin nga muaji i shenjtë i Ramazanit dhe vlerën që ka festa e Fiter Bajramit”, tregoi zëvendësmyftiu.
Falja e Fitër Bajrami përmbyll muajin e sakrificës dhe këtë vit ai përkon ditën e hënë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Për çfarë shërben muaji i Ramazanit?
Falja e parë e Ramazanit në Hagia Sofia pas 88 vjetësh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *