September 18, 2021

Të hënën do të arrijnë vaksinat Pfizer në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje lajmin

Në deklaratën e tij të fundit, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se, institucionet shëndetësore kanë në dispozicion rreth 14 mijë vaksina anti-Covid, përcjell albinfo.ch.

“Rreth 10 mijë nga vaksinat AstraZeneca, rreth 3 mijë apo më pak nga vaksinat Sputnik dhe 1 mijë nga vaksinat kineze”, tha Filipçe.

Po ashtu, sipas tij, nuk do të ketë hapësirë në procesin e vaksinimit, pasi vlerëson se ai do të plotësohet me vaksinat Pfizer të cilat i paralajmëroi se do të arrijnë ditën e hënë.

“Gjithsej janë vaksinuar rreth 35 mijë qytetarë deri dje. Të hënë presim të arrijnë vaksinat e Pfizer, ajo u vërtetua gjatë ditës së djeshme dhe gjatë mëngjesit. Do të arrijnë me transport ajror deri në Sofje, dhe me transport special do të sillen në Shkup”, deklaroi Filipçe.

Me këto vaksina do të vaksinohen të moshuarit, ndërkaq as sot nuk tregoi se me cilën vaksinë do të imunizohet ai personalisht.

“Nuk kam asnjë preferencë. Kështu që le të arrijnë më shumë vaksina dhe do të shohim”, deklaroi Filipçe.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *