Të martën luhet ndeshja e tretë Zvicër-Shqipëri, në kuadër të Euro U-19

0
Shpërndaje lajmin

Shqipëria U-19 për vajza ka triumfuar ndaj Qipros me rezultat 2-1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Wil”, të Zvicrës, fitore që mori tre pikët e radhës në grupin B1.
Klesta Ago dhe Klaudia Borci shënuan golat në këtë ndeshje, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2024 për këtë grupmoshë, shkruan TCH.
Shqipëria renditet në vendin e dytë të grupit B1, me 6 pikë, po aq sa Zvicra teksa në ndeshjen tjetër të grupit, zvicerianet fituan 17-0 ndaj Lituanisë, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, ndeshja e tretë e Shqipërisë U-19 për vajza ndaj Zvicrës do të zhvillohet të martën, në stadiumin “Wil”.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *